Rutina e përsëritjes së shprehive që duhet t’i konsideroni t’i pezulloni në jetën tuaj.

Ne jetën tonë të përditëshme shpesh herë kapemi pas rutinës së përsëritjes. Nuk e kam fjalën për përsëritjen e detyruar të punëve të ditës të cilat zënë kohën tonë e që s’mund t’i shmangim. Në fakt, po ju shkruaj për një botë tjetër. Kjo është bota e brendëshme e cila na bën të jemi njerëz. Pasuria, ose varfëria, shëndeti ose pafuqia e kësaj bote shpirtërore, në mënyrë të pashmangshme përkufizon të qenurin tonë njerëz dhe marrëdhëniet tona njerëzore. Ajo që jemi sëbrendëshmi është e vërteta prej së cilës s’mund të fshihemi. Ky është realiteti ynë, ky trup fizik që na mbështjell, përshkruan ç’ka vërtetë jemi, thelbin tonë. Dëshira për njohjen dhe përjetësinë, Intuita, ëndrrat, mendimi, shpresa, frikërat, ankthi, nevoja për t’u plotësuar, për t’u ndjerë të sigurtë dhe për të ndërtuar familje, gjejnë shprehi në jetën tonë të përditëshme. Kësisoj përditshmëria jonë përkufizohet prej shprehjeve të botës tonë të brendëshme. Rutina e përsëritjes së këtyre shprehive shfaq në publik njeriun tonë të brendshëm.

Si rrjedhojë i bie që ç’ka na rrethon nuk e ka të vështirë të dallojë inferioritetin, pasigurinë, frikërat, nevojën për përmbushje, xhelozinë, dëshirën për pushtet… (lista është e gjatë), por problemi i vërtetë, ai ç’ka realisht duhet të na shqetësojë nuk është se si dukemi në sytë e atyre që na shohin! Shqetësimi ynë duhet të jetë, si është vërtetë njeriu ynë i brendshëm? Sa i shëndetshëm, i qëndrueshëm dhe i pasur është ai?

Duke kqyrur më kujdes fenomenin e kësaj rutine përsëritjeje të disa shprehive të cilat na mbajnë brenda qerthullit të pafuqisë tonë dhe nevojën për të rimëkëmbur njeriun në thelbin e tij (për këtë do t’ju shkruaj në postimin e rradhës) po ju jap një listë me 25 shprehi, që sipas meje duhet t’i konsideroni t’i ndalni ne jetën tuaj:

1. Përpjekjen të kënaqni të gjithë njerëzit.

2. Dhënien e premtimeve të cilat s’mund t’i përmbushni.

3. Kopjimin e fasadës; një mënyre të jetuari të cilën e shihni sipërfaqësisht tek persona që admironi.

4. Xhelozinë, kur ajo kthehet ne një armë që ju vret ju më shumë se këdo.

5. Shqetësimin për të ndryshuar të nesërmen, pasi keni kuptuar se nuk varet nga ju.

6. Frikën të ndryshoni.

7. Të jetoni në të shkuarën.

8. Të fajësoni (ndëshkoni) veten përshkak të gabimeve.

9. Të mendoni se nuk jeni të mirë mjaftueshëm

10. Të mendoni se nuk keni qëllim në jetë.

11. Mendimin se askush nuk ju do.

12. Mendimin se jeni një humbës dhe s’do t’ia dilni në jetë.

13. Mendimin se përgjegjës për gjendjen tuaj janë të tjerët.

14. Të japësh në ndihmë të personave në nevojë, të varfëron.

15. Besimi në Zot, është për njerëzit e dobët dhe jo racional.

16. Bashkëshortin/familjen e dua për aq kohë sa plotësojnë nevojat e mia.

17. Qëllimi justifikon mjetin.

18. Flirtimi me tundimin është i padëmshëm.

19. Disa mëkate janë të padëmshme.

20. Nuk ka standarte morale të përcaktuara.

21. Marrjen e parave hua për gjëra jo të domosdoshme.

22. Ikja prej problemit është zgjidhja më e mirë.

23. Paraja dhe miqtë mund t’i zgjidhin të gjitha problemet.

24. Dëshirën për të kontrolluar çdo detaj në jetën tuaj.

25. Zoti është i painteresuar dhe nuk ka kohë për mua.

#akilpano @akil_pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: