Filozofi Francez August Comte, njihet si themelues i doktrines se pozitivizmit. Ai zhvilloi doktrinen pozitiviste ne perpjekje per te shpenguar te keqiat e Revolucionit Francez. Ndertoi nje doktrine sociale e cila bazohet tek shkencat. Ishte gnostik dhe influencoi se tepermi mendimin e shekullit te nentembedhjete. Mendimi i tij pati ndikim te madh te Karl Marksi, John Stuart Mill-in dhe George Elliot.
Konceptet e tij mbi sociologjine dhe evolucionizmin social ishin baza ne te cilen u mbeshteten teoricienet e hershem dhe antripologjistet social, vepra e te cileve zhvillohet me tej ne nje sociologji akademike moderne prej vepres se Durkheim-it.
Teoria sociale e Comte-s kulmoi ne vepren e tij “Feja e Humanëve,” ne te cilen paralajmeroi ngritjen e nje feje humane jo teiste.
August Comte takohet nje here me filozofin Britanik Thomas Carlyle, polemist i madh dhe komentator i shquar i cili kishte shkruar vellimin mbi Historine e revolucionit Francez.
Thomas Carlyle, filozofi Britanik, vinte prej nje familje praktikante te besimit te Krishtere dhe ishte rritur mbi vlerat Kristiane.
Kur takohen sebashku, Francezi Comte per ta vene ne loje Carlyle-in mbi besimin e tij i tha:
“Thomas, kam vendosur se shpejti te hap nje fe te re. Do ta quaj religjonin tim dhe besoj se do te ndihmoj shume njerez dhe e parashikoj se do te kete shume ndjekes dhe ne brezat qe do te vijne.”
Thomas-i pa u menduar gjate i pergjigjet:
“Miku im Comte. Te rekomandoj se nese vertete deshiron te besh dicka te tille, duhet se pari;
– te kishe lindur nga nje e virgjer,
– te jetosh jeten e persosur pa mekat,
– te sherosh te semuret,
– te ngjallesh te vdekurit,
– të duash armiqte e tu,
– te vdesesh ne kryq per fajet e te tjereve,
– te varrosesh,
– te ringjallesh diten e trete.”
Shume burra te cilet me teorite e tyre influencuan qyteterimin perendimor supozuan qe Krishti ishte jashte kohe dhe i daale mode perballe ideve te tyre. Ne fakt, ata u munduan qe te mbanin Krishtin te vulosur ne varr duke e vulosur keshtu varrin me guret e ideve te tyre dhe duke e injoruar Krishtin.
-Marksi mori gurin e rende te ekonomise dhe e rrokullisi tek porta e varrit duke shpresuar qe keshtu do e mbante Krishtin larg qyteterimit. Por nuk ia doli, sepse sot pikerisht vendet qe zyrtarisht me pare adoptuan Marksizmin dhe ateizmin, ia jane kthyer Krishterimit me besimin tek Shpetimtari I Ringjallur.
-Sigmund Froidi rokullisi gurin e psikoterapise tek porta e varrit te Krishtit. Ai shpalli qe idete tona mbi Zotin jane thjesht nxitje e imagjinates tone per te krijuar idene e shpreses. Ai besoi qe psikoanaliza ishte pergjigjja per shpirtin e trazuar. Por Froidi nuk kuptoi qe Krishti eshte beresi I shpirtit njerezor. Ai njeh cdo minute tonen dhe ka fuqine te fale mekatin. Ai eshte Princi i Paqes.
-Volteri, rrokullisi “gurin e kultures” tek porta e varrit te Krishtit. Ai kishte arsyet e tij per te qene kritik ndaj kishes se kohes kur ai jetoi, por duke refuzuar te ashtuquajturit ndjekes te krishtit, ai fatkeqesisht refuzoi dhe Krishtin. Volteri tha se ne me pak se 100 vjet Bibla do te ishte nje liber qe do te harrohej. Por si per hironi te tij, pikerisht ne shtepine ku ai kishte jetuar, me vone u ble nga Shoqeria Biblike e Gjeneves ne menyre qe Bibla te shperndahej ne gjithe Europen. Volteri kishte harruar qe KRishti eshte Mbreti dhe I kultures.
-Darvini, rrokullisi gurin e shkences tek porta e varrit te Krishtit. Ai shpalli se evolucioni spjegonte origjinen e jetes, por sot teoria e tij eshte lene menjeane.
Edituesi I Enciklopedise Franceze Paul Leman tha: “Evolucioni eshte perralla e te rriturve.”
Si mundet qe Darvini kishte ngaterruar Krishtin per te Cilin ne lexojme:
Col 1:15 Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,
Col 1:16 sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.
Col 1:17 Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.
Nje Budist I cili ishte bere I Krishtere ne Afrike, u pyet prej dikujt se cila kishte qene arsyeja pse ai kishte ndryshuar fene e tij?
Ai u pergjigj:
“Puna qendron keshtu; Nese je duke ecur vetem dhe mberrin tek nje kryqezim ne fund te rruges dhe aty gjenden dy njerez, njeri prej tyre eshte I vdekur dhe tjetri eshte I gjalle, udhezimet e kujt do te marresh parasysh se per nga do ta vazhdosh rrugen?”
Miq; Jezusi eshte I Gjalle! Ai i vetem e mundi vdekjen ne vendin tone. Nese keni dyshime per kete te vertete, ju kujtoj se ju vete, mund ta provoni.
Pergjate historise se ketij dymije vjecari, miliarda njerez kane shpallur qe Jezusi eshte i gjalle dhe se Ai ka transformuar jeten e tyre.
Jam besimplote se Ai eshte krejtesisht i afte te beje te njejten gje me ju.
Nje analize e qarte qe tregon patundshmerine dhe vertetesine e besimit te krishtere. Asnje filozofi dhe religjon nuk mund te zhbeje fuqine e besimit te krishtere. Drita nuk mbulohet me erresire. Qielli dhe toka do te kalojne por fjalet e mia nuk do te kalojne. Luka 21:33
LikeLiked by 1 person