Shqipëria në dritën e Pashkës

Rreth tridheteepesevjet me pare, (te pakten qe nga kjo kohe une kujtoj) gjyshja ime e mire diku aty nga muaji Mars a Prill I cdo viti, perreth shtate ose tete dite me rradhe krijonte nje armosfere te pazakonte brenda familjes. Gezimi dhe zelli qe mbaj mend te shihja ne syte e nenes time gjate ketyre diteve ishin te pakrahasueshem me cdo stine tjeter te vitit. Ajo perpiqej te na kenaqte me ato pak produkte ushqimore te cilat gjendeshin ne vitrinat e dyqaneve ne Tiranen e fundit te viteve shtatedhjete. Teper pak, kjo ishte e perbashketa e cdo tryeze ne familjet e qytetit ne kete kohe, por pasi nena ime e mire kishte pregatitur keto pak gjera plot passion dhe dashuri per te na kenaqur, tryeza jone ishte teper e ngrohte dhe gjithmone dukej plot. Si per habine time, vetem gjate ketyre diteve brenda ciklit te nje viti, nena ime vendoste nje racion ushqimi ne krye te tavolines, vend te cilin as babai e as gjyshi im nuk e zinin gjate asaj jave. Per te shuar habine time e qe te siguroheshin qe une te mos dekonspiroja ate qe asokohe behej ne fshehtesi brenda familjes tone, nena ime me thoshte qe ky racion ushqimi ne krye te tryezes tone familjare ishte vendosur per nje mik te shtepise te cilin ajo e priste te vinte dhe te ulej ne tryeze sebashku me ne. Tre ditet e fundit te asaj jave te vecante nena ime e mire, ndizte nje qiri (ne fakt kujtoj qe ne te shumten e hereve ne mungese te nje qiriu ishte nje filxhan me vaj ne buzet e te cilit vendosej nje brisk astra prej nga ku kalonte nje fill i pambukte I cili me pas ndizej) dhe “qiriu” qendronte I ndezur duke u zevendesuar me te tjere gjate mbremjes deri ne mengjes gjate atyre tre diteve te fundit te javes. Nena me thoshte qe nese miku qe ne prisnim ne familje vonohej gjate rruges dhe mberrinte ne mbremje pas mesnate, ishte mire qe te kishte drite brenda shtepise kur ai te vinte. Pasi vitet kalonin me shpejtesi dhe une fillova te dyshoj se mysafiri qe ne prisnim ne shtepine tone me aq perkushtim nuk do te vinte ndonjehere, vendosa t’I them gjyshes se mbase kishte ardhur koha qe ajo te mendonte si une dhe se nuk duhej te priste me me shprese se ai do te vinte ndonjehere ne shtepine tone! Mbaj mend qe nena ime e mire me zuri lehte nga duart duke I mbuluar me duart e saj dhe me tha:

-“E ke gabim, djali im, ai ka ardhur gjithmone kur ne e kemi pritur. Ai ka qene aty! Ne nuk kemi mundur ta shohim, por Ai na sheh dhe kujdeset per ne!”

Keshtu festohej pashka ne shtepine tone per vite me rradhe gjate kohes se diktatures komuniste ne Shqiperi, e jam I bindur qe shume nga bashkekohesit e mi, kane histori te ngjashme per te rrefyer per kete epoke te veshtire kur praktika e besimit fetar u ndal nepermjet ligjit dhe vlerat u zevendesuan prej antivlerave. Gjyshja ime e mire natyrisht qe nuk mund te fliste shkoqur per te Premten e Kryqezimit te Jezusit. Kjo ishte e Premtja e saj dhe e brezit te prinderve tane. Nje e Premte e tmerrshme agonie e cila zgjati gati pesedhjete vjet ne Shqiperi. Dhimbje, braktisje, lote dhe nje frike e etheshme Shqiptare. Nje qiell teresisht I mbyllur dhe pa dritare. Nje realitet te cilin Burri I Kryqit te Premten e Tij e mbarte mbi supe dhe me mire se Ai askush tjeter nuk mund ta kuptonte realitetin e te Premtes tone.

Por, pertej nostalgjise per menyren se si familjet Shqiptare ne kohen e diktatures festonin Pashken, realiteti i pluralizmit dhe lirise se besimit qe shoqeria jone gezon sot, na perball me perqasje dhe sfida te reja te cilat lidhen me kontekstin tone ekonomik, intelektual dhe kulturor. Kjo eshte e Shtuna jone. Nje e Shtune qe ka zgjatur njezetetre vite tranzicion teper te veshtire dhe asnjeri nga ne nuk mund te tregoje se kur e Diela do te vije per Shqiperine tone.

Trendi I epokes post moderniste I tregut te lire eshte shnderruar ne kultin me te larte perpara te cilit perulet shumica e analizes social-politike qe qarkullon ne vitrinat e medias se shkruar dhe asaj elektronike. Shtyllat e moralitetit jane zevendesuar prej relativizmit, natyrisht pervec deshires per pushtet dhe pasurim te shpejte qe eshte konstantja e pandryshueshme qe karakterizon shoqerine Shqiptare. Si rrjedhoje, strukturat qe mbajne ne kembe shoqerine jane gjithnje ne levizje e siper dhe te paqendrueshme. Kriteret per te qene pjese e familjes se madhe Evropiane te vendosura nga BE-ja, jane shnderruar ne makthin politik te forcave qe na kane qeverisur dhe vazhdojne te na qeverisin. Fatkeqesisht e kemi pare Evropen si qellim ne vetvete dhe si destinacionin final, ne vend qe te ndertonim nje vizion me nje vizibilitet te qarte duke pasur per epiqender permiresimin e cilesise se jetes se Shqiptareve te cilet jetojne brenda territorit te shtetit te tyre. E nese mund te themi dicka per Shqiptaret te cilet jetojne jashte territorit te shtetit te tyre qe sipas censusit te shumeperfolur jane rreth nje e treta e vendit, mund te themi se jemi ne borxh me ta dhe se I detyrohemi nje ndjese te madhe. Per te folur per te Shtunen tone 26-27 vjeçare, hapesirat qe mund te perdoren ne kete artikull jane te pamjaftueshme. Per te hedhur ne leter dramen e mungeses, papunesise, frikes per te nesermen dhe konfuzionit qe rrethon shumicen e familjeve Shqiptare nuk do te mjaftonte nese te gjithe shkrimtaret e mire te ketij brezi do te punonin me kohe te plote per kete ceshtje. Nje e Shtune teper e gjate te ciles nuk e dime se kur do t’I vije fundi duke pritur me padurim te Dielen. Dishepujt kete te Shtune pas te Premtes se Kryqezimit jane sinonimi me i mire I nje pjese te madhe te shoqerise tone.

Keshtu ishte e Shtuna e dishepujve. Te renduar nga gjumi i pafuqise se tyre per te ndryshuar realitetin, ata ishin te pamotivuar per te dale jashte shtepise se frikerave te tyre. Te mbuluar nga dyshimi dhe ankthi, rrethuar me pasiguri dhe shpresa te dorezuara, te shperndare dhe pavizion per te vazhduar me tej , zemercopetuar dhe te zhgenjyer, dishepujt ende nuk e dinin qe qe e Diela e kalimit te tyre matane do te vinte. Jezusi kishte mundur vdekjen dhe ishte nisur te takohej me ta ate mengjes. Ajo do te shnderrohej ne te Dielen e shpreses dhe gezimit, ne te Dielen ku pafuqia jone njerezore dhe mekati yne u munden pergjithnje. Kjo eshte e Diela kur vdekja u perpi ne fitore dhe jeta ngadhenjeu, e Diela kur stuhite pushojne dhe paqja mbulon hapesirat e horizontit. Kjo eshte e Diela e Pashkes, “kalimit matane”. Gjyshja ime jetonte me besimin se dhe ne momentet kur ne jeten tone e kemi shume te veshtire te shohim pranine e Zotit, Ai eshte aty, prane nesh. Ky eshte dhe postulati I vjeter Biblik qe Thmoai dhe dishepujt te Dielen e ringjalljes degjuan nga Jezusi: “Lum ata qe besojne tek une pa me pare.”

Pikerisht kjo eshte dhe sfida me e madhe e shoqerise tone, sfida e besimit tek nje Zot I cili duket se mungon kur jemi te rrethuar prej dyshimit, frikerave dhe vuajtjes, por ne fakt realiteti I Tij eshte ky: ne momentet kur Ai nuk duket se eshte mungon, Ai eshte aty me prane se kurre me pare. Kujtoni te Premten e Kryqezimit.

Shoqeria jone pret me padurim kete te Diele. Te gjithe e presim, te gjithe e duam te Dielen per familjen dhe shoqerine Shqiptare. Por s’i do te arrijme aty dhe sa kohe do te na duhet? Kjo varet nga cdo njeri prej nesh. Ndersa jemi duke jetuar te Shtunen tone dhe cdonjeri nga ne pret me shprese te Dielen e tij, le te lejojme vezullimin e drites se kesaj te Diele ringjalljeje te ndricoje brenda nesh. Sado I eger te kete qene dimri, ai kurresesi nuk mund te ndale lulet e praneveres te celin, keshtu dhe muzgu i se Shtunes shpejt do t’i lere vendin agimit te se Dieles se madhe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: