Martesa ka rëndësi akute për familjen njerëzore dhe shoqërinë. Sot më shumë së kurrë më parë martesa po goditet prej shumë faktorësh;
Mungesa e sinqeritetit, emigracioni, tradhtia, veshtiresite ekonomike, lejimi I faktorëve të tretë, mungesa e një baze të palëvizëshme vlerash morale dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ripërkufizuar martesën.
Përpara se martesën ta shohim si një produkt njerëzor, më lejoni t’ju them se ajo ka për Arkitekt Zotin.
Një perkufizim i thjeshte per martesen:
“Nje burre dhe nje grua te bashkuar nga Zoti, te ruajtur nga dashuria, besimi dhe perkushtimi i perjetshem; te mos heqin dore kurre nga njeri-tjetri!”
Atehere kur bari duket me i gjelber ne kopeshtin tjeter, mos u përpiq të kalosh gardhin, por vadit kopeshtin tend. Investoni ne martesen tuaj.
Për ju miq që jeni të martuar, më lejoni t’ju kujtoj se martesa është prioriteti juaj NR1.
Në vend qe te imitoni te tjeret, të shpenzoni kohë në rrjetet sociale, të frekuentoni baret e qytetit, apo qëndroni pëpara ekranit të celularit a televizorit; investoni në martesën tuaj.
Perkushtojuni njeri-tjetrit.
Besojini njëri-tjetrit…punoni të kapërceni sëbashku barrierat, nevojat dhe veshtiresite. Mos lejoni dyshimet t’ju brejnë dhe ndërtojnë mure që më pas bëhen të vështira për t’i kapërcyer. Shpenzoni kohë cilësore me njëri-tjetrin. Mos lejoni një faktor të tretë të hyjë mes lidhjes tuaj…
Mos hezitoni të falni dhe bëni kompromis për hir të dashurisë, fëmijëve dhe asaj që keni ndërtuar me aq mund. Mos zgjidhni rrugën e shkurtër që në dukje ju premton fund kokëçarjesh dhe telashesh! As rrugën e heshtjes dhe izolimit të vetes.
Nëqoftë se njeriu nuk lufton të ruajë martesën, për çfarë tjetër në jetë do të jetë në gjendje të luftojë vallë!? Nëse dorëzohemi në betejën e ndryshimit të indualiviteteve të dy të kundërtave, si do të mund të qëndrojmë mes trysnisë së shumë të kundërtave që na qarkojnë në jetë!!
Sa për divorcin, disa miq të mi sociolog e shohin emancipim dhe një shkallë më lart në progresin që ka bërë shoqëria jonë. Mendimi im!?
Dicorci, jo një e mirë e mundëshme, por një e keqe e nevojshme për të parë horizontin e mbuluar prej kohe nga errësira.
Aty ku sundon frika është vështirë të jepet falja. Frika kërkon të shmangë lëndimin dhe zhgënjimin e radhës dhe ajo qëndron qartësisht e lidhur me dashurinë për veten dhe duke përfaqësuar denjësisht indikatorët mbrojtës të qenies, i thotë JO faljes. Në krahun tjetër qëndron dashuria për partnerin dhe për atë që bashkërisht çifti ka investuar në martesë. Kjo dashuri i thotë PO faljes, e jep bujarisht mundësinë e një shansi të dytë, por në përballje me frikën qëndrojnë në antitezë me njëra-tjetrën. Në punën tonë, gjatë këshillimit të çifteve të martuara në rast konfliktesh, kemi kuptuar se megjithëse në një pjesë të mirë të rasteve dhënia e faljes ka qenë e vështirë, kur këto çifte kanë përqafuar parime më të larta se dashuria për veten, e kanë pasur të lehtë të çlirohen prej frikës nga lëndimi i radhës dhe mosfalja. Emersoni ka thënë se: “Nuk e ka marrë mësimin e jetës ai që nuk fiton çdo ditë kundër një frike”. Në martesë ne duhet të përballemi me frikërat tona, nëse bëjmë të kundërtën duke u ikur apo i lënë në errësirë, rrezikojmë t’i shumëfishojmë konfliktet e brendshme, të cilat natyrshëm do të jenë pengesë e vazhdueshme për raportin në çift. Rreth njëzet shekuj më parë apostulli, i cili shkroi për dashurinë hyjnore më shumë se kushdo tjetër, thotë: Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin dhe ai që ka frikë, nuk është i përsosur në dashuri. (1Gjoni 4:18). Dashuria e përsosur, e cila buron nga vetë Krijuesi i njeriut, është një dashuri që fal, jep bujarisht dhe i kapërcen limitet e vetes. Një dashuri, e cila nuk ka frikë të dojë, të provojë dhe përpiqet rishtazi të restaurojë dhe rimëkëmbë atë që ka mbetur. Në anën tjetër në kapitullin kushtuar dashurisë, Pali apostull e cilëson dashurinë në veprim, si elementin më të lartë se çdo e mirë njerëzore, pasuria apo pushteti. Në panoramën e jashtëzakonshme të dashurisë, ai veçon elementin e faljes brenda saj. “Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfrit dhe ta jepja trupin tim që të digjej e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! Dashuria është e durueshme, plot mirësi, dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Dashuria nuk ligështohet kurrë…” (1Korintasve 13:3-8).
Leave a Reply