Dashuria në martesë është si një depozitë, e cila duhet të furnizohet vazhdimisht, në mënyrë që të marrësh prej saj. Njësoj si flaka e një zjarri që duhet mbajtur ndezur. Në rastin e dashurisë mes çiftit, tendenca është që, pas vitit të parë të martesës, flaka e dashurisë të zvogëlohet e shuhet. Kur çifti përballet me ndryshimet e mëdha të personalitetit, tensionin e marrëdhënieve brenda familjes së re apo kur pritjet nuk prekin realitetin, të gjitha këto janë si një erë, e cila nuk i fryn zjarrit për ta ndezur, por për ta shuar atë. Është gjithmonë kritike të mendojmë që dashuria mungon, kur mes çiftit ka nisur një stinë zënkash dhe grindjesh. Natyrisht që mes dallgëve të konfliktit vështirë të dallohet horizonti i romancës së muajve të parë të lidhjes, por nëse themi se dashuria ka përfunduar, gabojmë. Dashuria është më e thellë se egoizmi i ftohtë, dyshimi errësues dhe frika që të pezmaton, është më e fortë se tërheqja e çastit, pasioni kalimtar dhe çdo ndjenjë pështjelluese. Ajo është forca më e madhe, e cila qëndron në qendër të kozmosit dhe është elementi më i lartë njehsues i jetës. E nëse ka qenë ajo, forca që ka sjellë së bashku në martesë burrin dhe gruan, atëherë dashuria vazhdon të gjendet aty”. KUJTONI! “Kur harmonia në çift nuk përjetohet si më parë, është koha të sjellësh ndër mend ditët e para të dashurisë, që ju solli bashkë dhe shndërroi zemrat e trupat tuaj në një. Është koha më e mirë për të shkundur pluhurin e hirit që ka mbuluar prushin e dashurisë, e cila vazhdon të jetë aty, brenda vatrës suaj, për aq kohë sa ju mbani mend ëndrrat që keni ndarë bashkë dhe premtimet që i keni bërë njëri-tjetrit. Dorëzimi mes sfidave në martesë është dështimi më i madh për të cilin asnjë nga partnerët në çift nuk është krijuar. KULTIVONI! Mbani ndezur zjarrin e dashurisë, duke marrë hapin për t’i hedhur dru zjarrit të dashurisë suaj! Së fundmi lexova për një grua, e cila shkoi te psikologu për të marrë prej tij një këshillë si të divorconte burrin e saj, për shkak se kishte filluar ta urrente dhe se nuk jetonte dot më pranë tij. “Dua ta lëndoj në maksimum”, deklaroi e bindur. “Në këtë rast, – ia priti mjeku, – të këshilloj të mos jesh e kursyer me komplimente. Kur ai të mendojë se ti e dashuron vërtet dhe kështu të jesh bërë e pazëvendësueshme për të, atëherë fillo të përgatitësh dokumentet për divorcin. Kështu, sigurisht që ke për ta lënduar”. Pasi kishin kaluar disa muaj, gruaja shkon te mjeku për t’i treguar se gjithçka kish shkuar mirë dhe se me përpikëri kishte ndjekur këshillat e tij. “Mirë, – i thotë mjeku. – Tani është koha për divorc”. “Divorc!?”, ia priti gruaja e çuditur. “Kurrë. Unë e dua pafundësisht burrin tim!”. Shpeshherë, duke kultivuar ato pak gjëra të dukshme që kanë mbetur në një martesë, mund ta shpëtojmë atë. “Vite më parë, Libraria e Pavarësisë Harry S.Truman, bëri publike 1300 letrat të cilat ishin zbuluar së fundmi, letra që presidenti Truman ia dërgonte bashkëshortes së tij Bess-it. Çdo ditë që ai nuk ishte me bashkëshorten, i shkruante asaj një letër. Truman e ndoqi këtë rregull çdo herë që ishte në një udhëtim zyrtar apo dhe kur bashkëshortja largohej për diku. Studiuesit janë duke i ekzaminuar këto letra, në mënyrë që të hedhin më shumë dritë në ngjarjet politike dhe diplomatike të kohës, por sa i përket temës së martesës, të gjithë impresionohemi për faktin që, ditë pas dite, presidenti i SHBA-ve merrte kohë prej çështjeve më të rëndësishme botërore që të ulej dhe t’i shkruante bashkëshortes së tij. Janë gjeste në dukje të vogla, të cilat mbartin vëmendje, vlerësim dhe vlejnë shumë në një martesë. Zakonisht çiftet e reja, fatkeqësisht të rrëmbyer nga ngarkesat e përditshmërisë, i harrojnë këto momente magjie. Martesa është universiteti në të cilin hyjmë e mësojmë lëndë që nuk mund t’i përvetë- sojmë në asnjë fakultet tjetër të jetës. Lëndë të vështira, por mjaft sfiduese dhe jetë-ndryshuese, të cilat në martesë mund t’i lindë vetëm dashuria, e këto janë:
besnikëria, përkushtimi, përulja, nderimi, durimi, sakrifica dhe falja. Pa këto elemente është jo vetëm e vështirë, por e pamundur që martesa të qëndrojë.
Kujtoni ditët e para të dashurisë! (Vijon nga: Një martesë e bekuar!”)

Leave a Reply