Shpesh, në jetë gjërat nuk shkojnë siç i kemi ëndërruar. Sipas vëzhgimit tim, në të shumtën e rasteve arsyen për mospërmbushjen e planeve tona e lidhim në mënyrë të gabuar me persona apo ngjarje të cilat në fakt nuk janë arsye të qënësishme. Propozimi im është, të nisim duke filluar më veten…
15 gjëra të cilat sipas meje duhet t’i ndalni:
1. Përpjekjen të kënaqni të gjithë njerëzit.
2. Dhënien e premtimeve të cilat s’mund t’i përmbushni.
3. Kopjimin e fasadës; një mënyre të jetuari të cilën e shihni sipërfaqësisht tek persona që admironi.
4. Frikën të ndryshoni.
5. Të jetoni në të shkuarën.
6. Të fajësoni (ndëshkoni) veten përshkak të gabimeve.
7. Të mendoni se nuk jeni të mirë mjaftueshëm
8. Të mendoni se nuk keni qëllim në jetë.
9. Mendimin se askush nuk ju do.
10. Mendimin se jeni një humbës dhe s’do t’ia dilni në jetë.
11. Mendimin se përgjegjës për gjendjen tuaj janë të tjerët.
12. Të japësh në ndihmë të personave në nevojë, të varfëron.
13. Besimi në Zot, është për njerëzit e dobët dhe të paarsyeshëm.
14. Bashkëshortin/familjen e dua për aq kohë sa plotësojnë nevojat e mia.
15. Qëllimi justifikon mjetin.
Leave a Reply