Cilido mund të jap një premtim… Në familje marrim mësimet e para të ‘shenjtërisë’ së premtimit të dhënë, por ndërsa rritemi, diçka, diku ndodh dhe zinxhiri i përbërë prej hallkave të premtimeve këputet.
Jetojmë në një botë premtimesh të pambajtura… në një botë ku fjala premtim për shumë njerëz s’do të thotë asgjë, ndërsa për një pjesë tjetër premtim do të thotë gjithçka.
Premtimet e pambajtura janë tregues i natyrës tonë të rënë. Njeriu nuk jeton më në kopështin e idesë së kulluar. Parajsa nuk mund të mbante brenda saj një qenie e cila kishte thyer një premtim, premtimin e besëlidhjes së përsosur.
Po dashuria? A mund të jetë ajo garancia e mbajtjes se premtimit?
Dashuria është e verbër, e pafuqishme dhe e pambrojtur dhe nëse mbetet e vetme, rrezikon të asgjesohet! Që dashuria të jetojë dhe të mos venitet, ajo duhet të shohë përtej premtimeve.
Virtytet janë gurët e rëndë në themelin mbi të cilin dashuria rrit shtatin e saj.
Integriteti, besnikëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, drejtësia…
Ja pse vajzat dhe djemtë të cilët i premtojnë njeri- tjetrit dashurinë, duhet të sigurohen më parë që personi I cili bën premtimin është një person që I ka keto cilësi virtytesh…
Leave a Reply