Një Shpëtimtar i Cili qetëson Stuhinë! Për të gjithë ju që ndodheni mes valëve të larta të jetës!

“Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre:Kalojmë te bregu matanë! 36 Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla. 37 Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. 38 Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë:Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund? ”. 39 Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit:Pusho dhe fashitu! ”. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe. 40 Atëherë u tha atyre:Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim? ”. 41 Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit:Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti? ”.

Bibla (Marku 4:35-41)

Eshte nje fakt I trishtueshem qe shume nga mendimtaret me influent te shekujve te fundit ishin ateiste. Keta persona te cilet jetuan gjate fundit te shekullit te nentembedhjete dhe ne fillimet e shekllit te njezete, si: Sigmund Freud, Karl Marx, Friedrich Nietzsche, dhe Jean-Paul Sartre, I atribuan shkaktaret finale tek forcat jopersonale dhe jo tek Perendia I gjithefuqishem, I kudondodhur dhe I padukshem I Bibles. Por pavaresisht mbeshtetjes qe keta njerez I bene ateizmit, nje fakt present gjithmone I konfrontoi ata: njeriu eshte pasherimisht fetar. Si e spjeguan ata kete ceshtje?

Frojdi ngriti teorine e tij qe frika ndaj forcave jopersonale zgjoi tek njerezit besimin tek nje qenie supreme. Ai theksoi se eshte e pamundur per ne qe te arsyetojme me forcat e natyres si termetet, uraganet dhe fatkeqesite natyrore. Nga ana tjeter qeniet njerezore mund te arsyetojne me qenie te tjera personale. Ne mund ti lutemi hyjnive personale per ndihme, favor, mbrojtje per forca te cilat ne nuk mund ti kontrollojme. Keshtu, Froidi vjen ne perfundimin qe shoqeria njerezore ne menyre qe te shmange ngjarjet natyrore I beri ato personale. Keshtu njerezit krijuan zotin e shkreptimes, zotin e eres, dhe keshtu me rradhe njerezit krijuan zotat dhe I lidhen ato me forcat e natyres prej frikes se kercenimit prej tyre dhe per te reduktuar friken e shkaterrimit. Duke adhuruar keto zota, njerezit erdhen tek vendi I pritjes se favorit prej tyre dhe keshtu frika prej natyres vinte e zvogelohej. Froidi tregon se me kalimin e kohes politeizmi kaloi ne monoteizem I cili I ndihmoi njerezit te fokusiheshin vetem tek nje qenie supreme te vetme ne vend qe te ishim te sheprndare duke adhuruar shume zota te ndryshem.

Eshte e vertete qe njerezit frikesohen prej forcave te medha te natyres, por qeniet njerezore I frikesohen dickaje shume me te madhe. Mendoni pak per nje moment per ngjarjen e dishepujve ne varke sebashku me Jezusin. Ata u gjenden ne mes te nje stuhie te tmerrshme, te gjithe burrat u tmerruan nga frika e stuhise, pervec njerit; Jezusit. Asnje nga dishepujt nuk e zberthente dot arsyen se si Jezusi mund te ishte ne paqe dhe te flinte nderkohe qe ata ishin te tmerruar nga stuhia. Pasi dishepujt ngriten Jezusin, Ai qetesoi stuhine. Menjehere pas kesaj nje gje e cuditeshme ndodhi. Te gjithe ne ne kete rast do te prisnim qe frika e tyre eshte larguar sebashku me stuhine, por ne vend qe frika te largohej ajo u rrit…!!! Ata gjendeshin te frikesuar ne prani te Atij I cili kishte shpetuar jetet e tyre. Nuk ekziston asgje prej se ciles njerezit te kene me shume frike se sa shenjteria e Perendise.

Ne e dime qe shenjteria e Tij therret per shkaterrimin tone, por gjithashtu e dime qe Jezusi manifeston Hirin e Tij madheshtor.

Miq, Jezusi është në gjendje të qetësojë çdo stuhi në jetën tuaj. Mos qëndroni larg Tij. Nëse shkoni drejt Tij të jeni të sigurt që Ai nuk do t’ju refuzojë, por pranojë. Ai nuk bën paqe me dështimin, rrëzimet, shqetësimet, frikërat dhe dhimbjen që ne përjetojmë. Në fakt ai dëshiron t’i fashisë një nga një dhe të sjellë paqe dhe shërim tek ju. Kujtoni çfarë shkruan psalmisti:

“Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.” Psalmi 40:17

Shpëtimtari ynë nuk është një ‘idhull xhepi’ e as një nga zotat e kulturave pagane të së shkuarës. Ai qëndron mbi çdo ide njerëzore si ‘idea’ e kulluar. Ai qëndron mbi çdo perceptim njerëzor, si ‘logosi’ mendja që qeveris universin. E megjithëkëtë Ai i shkurtoi distancat mes botëve duke marrë një trup, në mënyrë që të bëhej aq i dukshëm sa çdo skeptik ta shihte; i prekshëm, sa çdokush t’i afrohej; njeri i përsosur, në mënyrë që të paguante çmimin për njeriun e rënë…

Drejtojuni Atij përmes disa fjalëve zemre të cila mund të ishin:

“Zot Madhështor, dëshiroj të të njoh. Të lutem mu zbulo mua. Eja në jetën time, largo nga unë mëkatin. Më mbush me dashurinë tënde dhe më rretho me çdo të mirë që vjen prej teje. Bekomë mua dhe familjen time. Jezus, faleminderit për dashurinë tënde. Faleminderit që pagove çmimin për mëkatin tim. Faleminderit që more në kryq vdekjen time. Unë besoj që je i gjallë. Në emrin tënd lutem. Amen!”

Nëse keni bërë këtë lutje, ju ftoj të më shkruani. Uroj bekimet dhe çdo të mirë nga Zoti për ju!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: