Pishtaret qe kurre s’u shuan…

Nuk e dija qe vendi ne te cilin une do te lindja ishte nje vend I vogel. Nuk e dija qe ne kete vend njerezit i kendonin burrerise dhe historive me trima. Nuk e dija qe shumica prej tyre ishin si prinderit e mi, njerez te thjeshte, punetore dhe te shtypur. Ne fakt vite me vone do te kuptoja qe diku ne linjen e ngjarjeve historike te popullit tim te mire, njerezit trima kishin gabuar. Ata kishin lejuar te sundoheshin nga diktatoret.
Nuk mund ta dija sepse ende nuk kisha lindur, por isha duke u bere gati per te nisur udhetimin tim prej hapesirave te pakufijta dhe te paperceptueshme te asaj bote, te cilen as une pas lindjes si te gjithe ata qe lindin, s’do e mbaja mend.  Nuk mund te dija shume gjera, njelloj si ti, por tanime kisha nisur udhetimin, i sigurt per te mberritur ne token e njerezve te rene, e per te qene njeri prej tyre.
Familja ime ishte nje familje e thjeshte. Prinderit punonin me turne ne uzine dhe une u rrita prej gjyshit dhe gjyshes nga ana e babait, te cilet jetonin ne nje shtepi me ne. Kujtoj qe gjyshi im me merrte pothuajse cdo dite me vete dhe me shetiste ne rruget dhe rrugicat e Tiranes. Ai me tregonte histori nga femijeria e tij, te cilat ende sot i kam te fresketa ne kujtesen time.
Gjyshi dhe gjyshja me rriten me nje dashuri qe niperit e tjere te familjes nuk e perjetuan. Luksin e te pasurit gjysher e kisha une dhe kjo sepse babai im ishte me i vogli nder dy femijet e tjere dhe ai qendroi me prinderit ne te njejten shtepi. Deri ne kete kohe keshtu e kuptoja kujdesin e tepert qe me jepej prej tyre, por me vone degjova prej gjysherve te mi, qe une isha nje dhurate nga Zoti per ta. Perpara se te vija ne jete, mamaja ime kishte lindur tre femije te tjere te cilet nuk kishin jetuar. Te tre femijet ishin djem dhe humbja e tyre ishte fatkeqesi jo e vogel per shtepine tone.

Kur prinderit e mi, ndane ne familje lajmin se ata prisnin nje femije tjeter, lajmi u prit me gezim dhe frike. Gezimi se mund te degjohej e qara e nje femije ne shtepi mpakej prej frikes se mos valle kjo e qare, do te ishte vetem per nje kohe, e do te pasohej nga te qarat e prinderve per humbjen e femijes, njelloj sic kishte ndodhur me tre rastet e tjera. Por duket se Zoti, kishte nje plan tjeter. Kur e qara ime u degjua per here te pare dhe gjyshi mori lajmin se femija qe lindi ishte nje djale qe jetoi, ai nisi te derdhe lote gezimi dhe tha:
“Zoti na dha nje djale. Do ta quajme Akil… qe te mos vdese kurre!”

Arsyeja se pse djemtë në shtëpinë tonë nuk jetonin, për një kohë të gjatë mbeti enigmë. Unë isha djali i katërt i lindur, por i pari që jetova.
Babai u porosit disa here nga gjyshi qe kur te shkonte ne zyrat e bashkise dhe te vendoste emrin tim te bente kujdes qe une te quhesha Akil dhe jo dicka tjeter. Kjo nuk do te ishte aspak nje nderrmarje e lehte, pasi gruaja qe punonte ne gjendjen civile e priti babain tim me nje liste emrash te femijeve djem, liste prej se ciles babai im mund te zgjidhte nje emer. Lista e gjate me emra te cilet kishin miratimin e partise-shtet, ishte ne cdo zyre te rregjistrimit te femijeve qe lindnin. Por babai im kembengulte vazhdueshem, qe djali tanime kishte nje emer qe ishte zgjedhur per te me shume dashuri dhe lot, ne shtepine e Pano-ve.
– Ne nuk mund ta quajme djalin tuaj Akil, tha gruaja e cila kembengulte ne te sajen dhe tregonte se ky emer nuk ishte pjese e listes se emrave qe prinderit mund te zgjidhnin per femijet e tyre. Akil nuk ishte nje emer Shqiptar, ne te kundert ajo do te kishte probleme me sistemin. Ishte e pamundur qe gruaja te terhiqej nga e saja dhe babai im e kuptonte peshen qe gruaja mbante mbi supe. Sistemi kerkonte qe punonjesit e tij, te ishin korrekt me detyrat e ngarkuara. Vija qe masa duhej te ndiqte, ishte e pandryshueshme per kedo dhe vete punojesit e sistemit e kishin shume te veshtire, gati te pamundur, te benin leshime, qofte dhe per vete familjaret e tyre. Favoret sa do te vogla, heret a vone, do te shiheshin si devijim nga vija e drejte e partise-shtet qe udhehiqte vendin me grusht te hekurt.

Këmbëngulja e Kristoforit (babai im) e kishte vendosur punonjësen e zyrës në një pozicion të vështirë. Porosia e gjyshit për vendosjen e emrit tim, kishte rendesi per gjithe familjen tone. Pas disa minutash diskutime, per cudine e babait, gruaja pranoi te vendoste emrin e kerkuar nga familja jone per mua.
Gjyshi im i mire kishte shprehur cdo deshire dhe lutje perpara Zotit tek i cili besonte me shpirt, qe une me ndihmen e Tij do te jetoja. Ai ishte lutur qe mallkimi i vdekjes se djemve te thyhej ne shtepine tone. Megjithese Zoti, ishte nje koncept ne zhdukje ne Shqiperine e ketyre viteve, nje grup njerezish kurre nuk kishte hequr dore se besuari ne Zot.  Mes ketij grupi besnikesh te cilet nuk e njihnin njeri-tjetrin, ishin dhe gjysherit e mi, te cilet kurre nuk kishin bere paqe me dekretin me absurd qe eshte degjuar e shpallur ndonjehere nga ndonje qeveri e botes; “Zoti nuk ekziston.” Me vone, pasi disa dimra kishin kaluar dhe une ndihesha se asgje s’mund te terhiqte pas hapat e mi, drejt vendit prej nga kisha ardhur, natyrshem nisa te mendoj: “Fundja, nese dicka nuk ekziston, atehere perse duhet luftuar?”
Kur disa vite kishin kaluar dhe une shkoja ne shkollen fillore, gjyshi zuri te me tregoje sa i rendesishem ishte Zoti ne jeten e tij dhe ne familjen tone. Kur rri e mendoj, per gjyshin dhe flaken e tij te besimit, e cila rezistoi pa u shuar gjate regjimit me te eger anti Zot, me kaplon nje ndjesi mrekullie. Ky ishte pishtari I ndezur I cili luftoi erresirren time dhe ndezi driten. Ishte hiri I pashoq I Zotit ne veprim mbi kete burre te urte dhe bashkekohesit e tij, te cilet kuptuan se flaka e vogel e nje shpirti te dlire, mund te ndricoje ne erresiren e qytetit qe kontrollohet nga frika, e se mund te shkrije akujt e mosbesimit tek cdo zemer qe pret te lind nga lart.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: