Ngjarja festive “Transformimi” u zhvillua ne datën 4 Nëntor 2017 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit Asllan Rusi Tiranë.
Organizuar nga KUIK, VUSH dhe Radio 7me pjesëmarrjen e kishave dhe besimtarëve Ungjillore nga Shqipëria dhe Kosova. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin mbi 2400 persona.
Aktiviteti festiv filloi me këngë adhurimi nga kori KUIK. Më tej hapja zyrtare e aktivitetit u bë nga pastor Akil Pano, i cili mikpriti të gjithë të pranishmit me një fjalë të ngrohtë e cila u prit me novacione nga pjesëmarrësit. Pastor Akil Pano në mbyllje të fjalës hyrëse fton pastor Ylli Doçi në cilësinë e kryetarit të VUSH për të sjellë përshëndetjet e rastit. Aktiviteti vijon me këngë adhurimi nga kori KUIK. Në mbyllje të këngëve u transmetua një insert nga filmi “Kryqi dhe Ndëshkimi” dhe më pas pastor Gary Wilkerson inkurajon pjesëmarrësit në këtë ngjarje me një mesazh të shkurtër I cili i paraprin hyrjes se ungjilltarit Nicky Cruz. Dëshmia dhe mesazhi i Nicky Cruz u ndoqën me një interesim të jashtëzakonshëm nga të pranishmit. Në fund të mesazhit nga Nicky i cili ishte i përlotur ndërsa nxiste dhe inkurajonte të pranishmit të pajtoheshin me Perëndinë, qindra persona lanë karriget dhe shkallët e Pallatit të Sportit dhe u afruan pranë platformës së predikimit, ku me lutje dhe thirrje zemre ftuan Zotin të vije në jetën e tyre. Pastor Akil Pano, i ftuar prej Nicky Cruz i drejton njerezit në ftesën për pendesë dhe pranimin e Zotit. Fundi i ngjarjes festive vijon me dhurimin e librit “Vrapo Niki Vrapo” dhe me këngë të tjera adhurimi drejtuar Zotit.
Falenderime për ngjarjen e madhe “Transformimi” dje në Pallatin e Sportit Tiranë.
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë vëllezërit dhe motrat që ndihmuan në organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme. Falenderojmë pastorët dhe kishat pjesëmarrëse, veçanërisht atyre që udhëtuan nga larg. Falenderim i veçantë shkon për miqtë tanë që e duan Shqipërinë dhe ndanë me ne dashurinë dhe jetën e tyre; pastori Gary&Kelly Wilkerson, Nicky& Gloria Cruz, Patrick&Alicia Dow, Jerry& Liby Nash dhe Bettina Maryan.
Falenderojmë VUSH dhe RADIO 7 për ndihmën dhe punën e tyre. Falenderojmë pastorin Sabri Kasemi për ndihmën e çmuar në skuadrën e bashkëpunëtorëve dhe sigurimin e Dhjatave të Reja. Pleqtë&shërbëtorët në KUIK dhe çdo besimtar për përkushtimin dhe punën e palodhur në organizimin e kësaj ngjarje. Falenderojmë grupin e adhurimit&korin KUIK për pregatitjet dhe punën e palodhur.
E gjithë lavdia i shkon Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. E gjithë kjo ngjarje i dedikohet Jezusit, dashurisë dhe fuqisë së Tij transformuese.
Leave a Reply