Kur Besnikeria zevendesohet nga Pragmatizmi

Miq, po e nis shkrimin me një histori e cila prek kufijte e se pabesueshmes.

Shekuj me pare mbreti I Sirakuzes ishte nje mbret Tiran. Ai kishte denuar me vdekje ne gijotine nje burre me emrin Damon. Disa dite perpara ekzekutimit mbreti I dha lejes Damonit qe te shkonte dhe te takohej per here te fundit me gruan dhe femijet e tij, me kushtin qe nese ai nuk kthehej miku I tij I ngushte Pintasi I cili mbahej I burgosur do te ekzekutohej ne vend te tij. Ndersa dita e ekzekutimit u afrua Damoni ende nuk ishte kthyer ne burg. Mbreti vizitoi Pintasin ne burg dhe I tha: “Sa I marre qe je treguar qe vendose garanci jeten per mikun tend.” Pintasi I pergjigjet mbretit: “Miku im eshte njeri I beses dhe do te beje gjithcka qe te kthehet. Por sidoqofte, une po shprpesoj dhe po lutem qe ai te most e kthehet. Une jam I nderuar te vdes ne vend te tij.”

Dita e ekzekutimit erdhi shpejt, Damoni nuk ishte kthyer. Pintasi qendronte prane gijotines perpara gjithe popullit ne prani te mbretit. Aty perpara te gjitheve, Pintasi tregoi qe ishte I kenaqur te jepte jeten per mikun e tij, por papritur nga rreshtat e fundit te turmes pati zhurme dhe u duk Damoni I cili po vinte perpara. Damoni erdhi perpara mbretit dhe I kerkoi qe ai te vdiste per mikun e tij. Mbreti ishte kaq I mahnitur nga kjo shfaqe e pa pare besnikerie, saqe ai vendosi t’I fale jeten te dy burrave te cilet treguan nje besnikeri dhe trimeri te rralle.

Miqte e mi, nje prej arsyeve pse ne boten tone ka kaq shume parehati dhe ndarje, grindje, lufte dhe me pas te gjitha pasojat qe vijne prej tyre: dhimbje, lot, vdekje, vuajtje, prishje te kohezionit dhe paqjes sociale, eshte pershkak te mungeses se besnikerise. Mungesa e besnikerise, se ciles qe nga ketu do t’i referohem si pabesi, eshte embrioni I cdo flirti,  tradhetie dhe eshte materiali bruto per paqendrueshmerine ne cdo raport.  Pabesia i paraprin cdo drame ndarje, cdo konflikti qofte familiar apo ne marredhenie biznesi, qofte ne politike , apo ne cdo nivel social dhe shoqeror.
Shekspiri shkroi tragjedine me pese akte te titulluar Otello ne vitin 1604, duke e ndertuar teresisht te gjithe vepren e tij mbi kete element, pabesine njerezore. 
Qe prej fillimit me renien e burrit dhe te gruas se pare ne mekat, pabesia hyri ne familjen e tyre. 
Mbase Adami dhe Eva ende nuk e kishin kuptuar ligesine e mekatit dhe fuqine e tij  regressive brenda dhe jashte qenies. Por, ate pasdite kur biri I tyre I madh Kaini kthehet ne shtepi i vetem, pasi kishte vrare vellain e tij te vogel, me shume mundesi Adami dhe Eva nisin te kuptojne peshen e tmerrshme te mekatit i cili lindi prej vendimit tragjik, te dy njerezve qe vendosen te largohen nga Krijuesi i tyre.
Mungesa e besnikerise lidhet ne menyre direkte me mekatin fillestar dhe cdo derivat te tij te mevonshem ne natyren e njeriut. 
Sot njerezit nuk jane besnik. Nga kendveshtrimi shoqeror, arsyet janë të ndryshme! Per disa, pabesia eshte pjese e karakterit. Natyrisht qe ka prej atyre te cilet nuk jane besnik sepse pabesine, e kane nje lloj argetimi. Te tjere, nuk jane besnik pershkak te dobesive identitare, friken, lakmine dhe pasionet e ndryshme. Diku pabesia ngjizet pershkak te deshires per pushtet dhe para. Sot ne menyre krejt te natyrshme ne raportet shoqerore , besnikeria eshte zevendesuar prej pragmatizmit I cili ne rastin tone, eshte nje lloj perpjekje interesante per te zevendesuar fjalen pabesi.

Besnikeria perkufizohet si:

“Mbeshtetje e qendrueshme dhe me perkushtim ndaj nje personi, ideje, kauze apo ideali.” 

E thene ndryshe; “Nje riprodhim besnik I portretit.”  Per te besimtarin  e Krishterë, besnikeria nis ne momentin kur e lejojme Krishtin te riprodhoje veten tek ne. Besnikeria nuk eshte dicka opsionale, pasi ky atribut është element i rëndësishëm i natyrës së Krijuesit dhe manifestim i natyrës së Tij e cila mishërohet me lindjen e re tek ne. Besnikëria e Birit të Zotit, duhet të karakterizohet dhe spikasë të gjithë bijtë e tjerë të lindur nga Fryma në familjen e re.

Shpresoj qe t’i jepni rendesine e duhur rritjes dhe kultivimit te virtytit te besnikerise ne te gjitha raportet tuaja. Fillojeni të lejoni portretin e Birit besnik, të rritet e shkëlqejë në ju.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: