Miku Besnik

“Miqte e rremë jane si hijet, gjithmonë pranë jush në momentet tuaja më të ndritshme, por nuk shihen as’kund në orët tuaja më të vështira.”
Por është dikush i cili shpall se ai do të jetë për ju, ‘një mik më i afërt se një vëlla.’ Ai pranon të qëndrojë pranë jush, në ditët me Diell dhe ditët me shi. Në ditët kur njerëzit janë pranë dhe në ditët e braktisjes. Ky person është ndryshe nga të gjithë! 
Ai është më i larti dhe qëndron pranë të përulurit. Më i pasuri dhe ulet me të varfrin. Më i dituri dhe qëndron me të thjeshtin. Ai është mjeku hyjnor i cili shëron të sëmurin. I vetëm, restauron zemrën e thyer. Ai mbart barrat e tua dhe largon shqetësimin. Me një fjalë largon frikën dhe sjell paqen. Ai zotëron të gjitha thesaret e dijes. Ai shpall se është drita, buka, uji dhe se pa të, s’mund të bëjmë asgjë. Ai është vetë jeta e përsosur. Prej tij dhe për të janë krijuar të gjitha. Ekzistenca jote lidhet me qëllimim e tij të përjetshëm. Ai është oferta e vetme e pajtimit, shpëtimtari, bariu i madh, ylli i ndritshëm i mëngjesit, këshilltar i admirueshëm, at i përjetshëm, princ i paqes, mësuesi, kryeprifti i lartë, ndërmjetësi i vetëm, ringjallja dhe jeta. Ai është njeriu i katërt në furrën e ndezur, komandanti i Zotit të ushtrive. Besniku dhe i Vërteti. Udha, e Vërteta dhe Jeta. Ai është Mbreti mbi mbret dhe Zoti mbi zot.

Ai tha: “… Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen ”. Mat.28:20

(Të gjithë emrat dhe tituj për Jezusin të cilët janë vendosur në këtë meditim të shkurtër, janë shkruar për personin e Tij në Bibël.)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: