Unë nuk e njoh natyrën e betejave me të cilat jeni duke u ndeshur këtë kohë, por njoh personin i Cili ngadhënjeu përmbi dallgët e vështirësive dhe stuhitë e jetës. Nëse i sillni nevojat tuaja tek Ai, sigurisht që Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju japë fitoren.Sillini nevojat tuaja sot tek Zoti. Sillni tek Ai zemrën tuaj të trazuar. Mos hezitoni të vini pranë Tij thjesht, siç jeni. Mos mendoni se për të ardhur pranë Tij, më parë duhet të kualifikoheni. E vërteta është se nuk mund të bëni asgjë për të fituar hirin e Zotit. Hir do të thotë, ‘favor i pamerituar’. Thjesht, Zoti vendos të na japë ndihmën dhe mbështetjen që ne s’meritojmë, nëse vendosim të vijmë tek Ai.
Shkrimi i Shenjte shpall se Ai ‘mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.’
Ai është në gjendje t’ju japë fitore dhe paqe.
Tomas Edison tha: “Shumë prej dështimeve në jetë i ndodhin njerëzve të cilët nuk kuptuan në momentin e dorëzimit, se sa pranë suksesit ndodheshin.”
Sot mund të jeni duke qëndruar vetëm një hap larg bekimeve më të mëdha në jetën tuaj. Shkurtojeni distancën! Ndermerrni hapin e besimit drejt Zotit i cili pret të takohet me ju.
Paçi bekimin e Të Gjithëpushtetshmit!
Leave a Reply