Ç’është Dashuria!?

Dashuria, e ç’është  ajo! Romancë?  Poemë? Këngë? Ndjenjë? Përjetim ? Ëndërr? Ne të dy…? 
Të gjitha këto, e ca më shumë! Ajo gjendet në këngën e një zogu, tek fluturimi i një dallëndysheje në  udhën e padukshme të kthimit në shtëpi. Në  puhizën e lehtë e cila përkund kallinjtë  në arë!

Rreze e parë mbi kodër e cila lajmëron agimin që vjen! Refleksion  i kuqërremtë lajmëtar i mbrëmjes në shkrirjen e horizontit mbi oqean! Syth i ndrojtur pranvere! Gonxhe e paduruar që kerkon të pushtojë botën me hiret e saj! Aromë lëndine e celur! Bletë që shpërndan nektar arome e ngjyrash,! Vallëzim  delfinesh mbi dallgë të oqeanit blu!

Dashuria, brenda llojit tonë? Buzëqeshje vajze që tërhiqet prej  vështrimit përhumbës të një djali. Përqafim i ngrohtë, puthje të zjarrta, lotë të nxehtë, duar që preken butë e bashkohen në altar, unazat që paduruar presin të kërcejnë prej fillit që i mban lidhur mbi jastëkun e mëndafshtë në duart e një fëmije!

E më tej…? Simfoni lëvizjesh mbi shtrat, përkëdhelje  të buta e fjalë të ëmbla që ndihen inferiore për të shprehur pasionin e perjetuar deri aty! Kërshëri…në do të ndodhi prape?  Ardhja e një foshnje, të qarat e një nëne të re, lumturia e një burri te ri pasi ka përjetuar zemrën e atit. Ditë, stinë dhe vite. Rrudha e thinja të hijëshme plakje maturie, shenja të dashurisë së përjetëshme mes dy të kundërtave  që ngultazi vendosin të shkrihen përtej shtratit! Besëlidhje zemrash, përkushtim mendimesh, sakrificë! 
E përtej nesh…?

Një At i Cili në përjetësinë e shkuar e përpara çdo krijimi mendoi per ty! Çmimi  më i lartë! Vallëzim stërkalsh kryqi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: