Këmbana e minutës së Fundit të Botës                  

Sot, më shumë se kurrë më parë, njeriu kërkon të njohë limitet e tij. Nuk mund të themi me siguri, në kërshëria e momentit që jetojmë, e çon njeriun drejt hulumtimit të gjenezës, por me siguri biem dakord, që njeriu do të jepte gjithçka, që të njihej me orën e tij të fundit, nëse do të ishte e mundur.
Rreth dy mijë vjet më parë dishepujt e Jezusit i drejtojnë Atij këtë pyetje: “Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?” Mat.24:3.

Njerëzit e çdo epoke janë përpjekur të marrin në shqyrtim çështjen e shumëpërfolur kohët e fundit lidhur me fundin e botës. Në të vërtetë nuk janë vetëm njerëzit e religjonit, të cilët përgjatë kohës kanë drejtuar pyetje, që lidhen me ngjarjen e fundit të botës. Gjatë dekadave të ndryshme, njerëz prej fushave të ndryshme të jetës kanë shprehur shqetësimin e tyre për propabilitetin e mundshëm të një fundi katastrofik të botës sonë. Politikanë, njerëz të shkencës dhe analistë nuk e kanë parë të pamundur idenë e një kolapsi apo shkatërrimi përfundimtar të planetit tonë. Në diskurset e bëra publike, shqetësimet që janë bërë prezente, të cilat të çojnë drejt mendimit të fundit të botës, kanë qenë të ndryshme. Këto shqetësime përfshijnë idetë për shkatërrimet mjedisore, ndotja e planetit, mbipopullimi, epidemi masive vdekjeprurëse, konflikte që çojnë në luftë nukleare, apo përplasje asteroidesh në planetin tonë. Megjithëse disa prej këtyre shqetësimeve duken të pazakonta, disa të tjera përbëjnë një kërcënim real për tokën. Ideja e përplasjes së një asteroidi me tokën nuk është diçka e paimagjinueshme. Rasti i meteorit, i cili goditi Siberinë në vitin 1908 pati një ndikim të madh. Megjithëse ky meteor ishte i përmasave të vogla, vetëm 45.72m, shkatërroi një zonë prej 1609 km2 duke shkatërruar rreth 80 milionë pemë. Energjia e çliruar në këtë rast është e barabartë me atë të një bombe të madhe hidrogjeni. Pjesa më e madhe e ekspertëve bien dakord me idenë se kërcënimi nuklear është ai që rrezikon më shumë se çdo gjë tjetër planetin tonë. Shkencëtari Karl Sagan (Carl Sagan) në vitin 1980 shkruan: “Zhvillimi i armëve nukleare dhe sistemi i shpërndarjes së tyre herët a vonë do të çojnë në shkatërrimin e planetit.” Sot në botë ekzistojnë rreth 50.000 armë nukleare, pjesa më e madhe e të cilave gjenden në zona të rrezikshme dhe të pasigurta. Ish presidenti Amerikan Ronald Regan kohë më parë bëri prezent shqetësimin se Armagedoni mund të ndodhë në brezin tonë. Ndërsa ish zv.presidenti Amerikan Al Gore duke “spekulluar” me idenë e jetëgjatësisë së planetit ka thënë: “Dy luftëra botërore, holokausti, shpikja e armëve nukleare dhe tani kriza globale mjedisore, kanë bërë shumë prej nesh të shqetësohemi, nëse mbijetesa…është e mundur.” Ndërsa një pjesë e banorëve të planetit mendojnë që shqetësimet tona për fundin e botës kanë krijuar epokën e ankthit, në të cilën asgjë nuk është më e sigurt, një pjesë tjetër mendon që nuk ka arsye pse të shqetësohemi, sepse epidemia e panikut për fundin e botës është e përsëritur, pasi ka ndodhur dhe herë të tjera në të shkuarën. Në të vërtetë parashikimet për fundin e botës janë përsëritur në mënyra dhe forma të ndryshme përgjatë shekujve dhe duke dhënë hera-herës dhe data “të sakta” për fundin, por realiteti ka qenë zhgënjyes për pritësit e paduruar të kësaj ngjarjeje.

Me dhjetëra parashikime për fundin e botës kanë kaluar të papërmbushura, por vetëm disa prej tyre kanë pasur një efekt të gjatë.

 

Më 1844 predikuesi Baptist Uilliam Miller (William Miller) pati shumë ndjekës duke predikuar

kthimin e Krishtit në një datë të caktuar. Kur kjo nuk ndodhi, ngjarja e shumëpritur u pasua nga

një zhgënjim i madh i masës ndjekëse.

Në vitet 70 Hall Lindsej (Hal Lindsey) publikoi librin “The late great planet earth”. Aty ai dha

idenë që fundi i botës do të vijë shumë shpejt, duke u paraprirë nga pushtimi Sovjetik i vendeve

të Lindjes së Mesme.

Viti 2000 kaloi pa kolapsin e shumëpërfolur kompjuterik, ndërsa predikuesi radiofonik Harold

Kamping predikonte se fundi i botës do të ndodhte në 21 Maj të vitit 2011.

Sot një pjesë e madhe e banorëve të planetit pret me padurim dhe ankth numërimin mbrapsht

deri në sekondën e fundit të orës 24:00 në pritje të përmbushjes së profecisë së shumë përfolur

të fiseve Maja (Maya). Duke e marrë shumë seriozisht mundësinë e një fundi tragjik të tokës

këtë mbrëmje, një pjesë e konsiderueshme e banorëve të planetit është përgatitur t’i shpëtojë

fundit tragjik duke “blerë“ shpëtimin nëpërmjet çdo mundësie që është promovuar së fundmi si

një mjet shpëtimi për fundin e botës. Kjo i ka dhënë mundësinë kontraktorëve të ndryshëm të

nisin bizneset e tyre duke shfrytëzuar këtë mundësi për përfitime të mëdha. Shumë artikuj të

shkruar së fundmi flasin për “shtëpi-bunker”, anije hermetike prej metali dhe guida pelegrinazhi

në vende të “profetizuara” si pikat e vetme të planetit, që nuk do të preken nga katastrofa e

fundit të botës. Epidemia e ankthit për fundin e botës ka zbuluar gjithashtu disa grupime mbi

bazat e personalitetit njerëzor, të cilat sot mund t’i evidentojmë lehtazi. Në grupin e parë janë

personat, të cilët udhëhiqen nga lajtmotivi “të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.”

Shumë lehtë ky parim i çon njerëzit dhe shoqërinë në kaos. Grupi i dytë i identifikuar është

grupi, i cili udhëhiqet nga mendësia e të mbyllurit në vetmi dhe depresion, për shkak se e

shohin fundin të errët dhe pa shpresë. Kjo e sjell njeriun dhe shoqërinë në disfatizëm. Grupi i

tretë përbëhet prej personave, të cilët nuk mund ta pranojnë idenë e një fundi dhe për këtë

arsye ata kërkojnë të zbulojnë dhe përdorin alternativat dhe çdo mundësi shpëtimi duke luftuar

për vazhdimësinë e jetës. Ky është grupi që ka llagapin “survivors”, të mbijetuarit. Por, ndërsa

po shkojmë drejt konsumimit të orëve të kësaj dite dhe të argumenteve të këtij artikulli, pyetja

që shtrohet është: Ҫfarë thotë Bibla mbi çështjen e fundit të botës? Cila ishte përgjigjja, që

Jezusi i dha dishepujve të Tij, ndërsa ata e pyetën për këtë fund? Përgjigjja e shumëpritur për të

gjithë ne vjen e qartë dhe ndriçon tunelin e errët të frikës më të madhe të humanëve: “Si do të

jetë fundi ynë?”

Të shkëputura nga teksti i gjatë Biblik mbi temën e fundit të botës, dy janë gjërat që sot

ne kemi nevojë të dëgjojmë të na thuhen:

“Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!” Mateu 24:4 dhe argumenti tjetër shumë i

rëndësishëm:

“Tani, sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qiejve, por vetëm Perëndia.” Mateu 24:36

Jo vetëm mania 2012 i ka dërguar zemrat e njerëzve në tokën e ankthit dhe të frikës për fundin e botës. Hera-herës, e në vijim familja njerëzore e viziton subjektin, me të njëjtën frikë dhe kërshëri duke u përpjekur të hedhë dritë mbi pyetjen e lashtë: Cili do të jetë fundi ynë?

Bibla zbulon qartë që caktimi i çdo date për fundin e botës nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse subjekt spekullimi. Në të vërtetë një nga shenjat e kohëve të fundit, për të cilat Bibla i paralajmëron njerëzit, është mashtrimi. Mashtrimi më i madh i kohëve të fundit mbi fundin e botës nuk është vetëm ideja e përcaktimit të një date, por gjithashtu heqja dhe largimi i idesë së Zotit nga tabloja e kësaj ngjarjeje. Në të gjithë filmat për fundin e botës, informacionet në internet dhe artikujt e kohëve të fundit është lehtësisht e evidentueshme, që Krishti dhe fuqia e Tij shpëtuese për njeriun nuk gjendet në asnjë vend. Flitet për një fund të errët, të cilit askush nuk mund t’i shpëtojë në këtë tablo të madhe braktisejeje të njeriut ndaj Perëndisë. Dy janë gjërat për të cilat sot në këtë ditë duhet të jemi të sigurt:

Na janë dhënë shumë shenja për fundin e kohërave, por jo një datë. Së dyti; njeriu nuk është jetimi i këtij kozmosi, Zoti vazhdon të dojë e të kujdeset për krijesën e Tij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: