Dashuria gjithmonë beson, mbron, shpreson, kujdeset, guxon dhe në fund… ngadhënjen. Por mbi të gjitha, dashuria tregon të vërtetën.
E kundërta, nuk është në natyrën e saj.
Testi i dashurisë është e vërteta.
Miq, nëse doni t’i jepni krahë dashurisë tuaj, vendoseni atë mbi altar. Altari i së vërtetës është si furra e zjarrit në të cilën vendoset ari për t’u pastruar. Kur dashuria vendoset mbi altarin e së vërtetës, frika, pasiguria dhe çdo motiv i mjegullt largohen.
Përsoseni dashurinë tuaj me të vërtetën.
“Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.”
Bibla (1Gjoni 4:18)
Leave a Reply