Nëse do të bëja diçka ndryshe!

Nëse do të kisha pasur fuqinë të bëja diçka ndryshe, për ditët që jeta mi ka rrëmbyer, çdo ditë do e kisha shndërruar në një skenë ku dashuria vallëzon! Do kisha dhuruar më shumë lule dhe kohë! Do isha më i pranishëm, më i kujdesshëm, më i vëmendshëm! Përtej fjalëve do dëgjoja shpirtin! Do kisha bërë më shumë foto të krijoja kujtime! Nëse tek unë do të gjendej prekja e poetit, do shkruaja vargje të cilat pa drojë do ia lexoja personit që dua! Do përpiqesha ta gëzoja më shumë, që më pas në shpirt, të më mbetej gdhendur lumturia që zgjat! E nëse do të zotëroja pak më shumë forcë se ajo e njeriut, do të kisha zgjatur ditët e gëzimeve dhe do të tkurrja ato të dhimbjes. Mbase një dëshirë jo racionale dhe e pamundur, por fundja kush tha që kështu është dashuria? Në fakt, dashuria mund të ledhatojë me një lule, por është shumë më e madhe se një luginë me lule të çelura. Ajo mund të trokasë përmes një vështrimi a prekje, por nuk mund të zgjasë aq pak. Është kundër natyrës që ajo të qëndrojë e fjetur në heshtje! Ajo nuk ligështohet kurrë, s’krekoset dhe nuk i gëzohet së keqes! S’është egoiste, e pahijshme e as indiferente! Dashuria duron çdo gjë, shpreson pafund dhe sakrifikon gjithçka! Dashuria është thesari më i çmuar që refuzojmë ta kemi në pronësi, gjuha më e vlerë që na sjell pranë, rrezja më e ngrohtë që shkrin kontinentet e akulltë, rruga më e lartë të cilën përdorim rrallë! Asnjë pasuri materiale nuk mund të matet me dashurinë, asnjë rrugë njerëzore e asnjë zbulim i njeriut. Dashuria është balsami që shëron çdo shpirt të lodhur dhe çdo marrëdhënie të thyer. Ajo është dhurata më e mirë që sot e çdo ditë mund t’i ofroni pa frikë njeriut që keni përzemër. Investimi më i urtë që mund të kryeni në depozitat e zemrave të të dashurve tuaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: