Letra e dashurisë së Atit

Fëmija im. Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje!? E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh! I njoh mirë të gjitha rrugët e tua. Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde. Pasi ti u bëre në imazhin tim. Në mua ti jeton, lëviz dhe ke ekzistencën tënde. Ti je fëmija im. Të kam njohur që përpara se të lindje. Të kam zgjedhur ty që kur planifikova krijimin. Ti nuk ishe një gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim. Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje. Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme. Të formova në barkun e nënës tënde. Dhe të solla në jetë në ditën e lindjes tënde. Më kanë keqprezantuar ata që as nuk më njohin. Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty. Thjesht sepse ti je fëmija im dhe unë jam ati yt.  Unë të ofroj më shumë se ç’mund të të ofronte ati yt tokësor. Sepse unë jam Ati i përkryer. Çdo dhuratë të mirë që ti merr, vjen nga dora ime …Sepse unë jam siguruesi yt dhe plotësoj gjithë nevojat e tua.  Plani im për të ardhmen tënde ka qënë gjithmonë plot shpresë.Sepse unë të dua ty me një dashuri të pashterrshme. Mendimet e mia për ty janë aq të panumërta sa kokrrizat e rërës. Dhe unë gëzohem për ty me britma gëzimi. Kurrë nuk do të ndaloj duke të të bërë mirë. Ti je thesari im i çmuar. Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim. Dhe unë dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme.  Nëse më kërkon me gjithë zemrën tënde, do të më gjesh. Gjej gëzimin tënd në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde.  Sepse unë jam ai që t’i ka dhënë këto dëshira.  Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde. Sepse unë jam ngushëlluesi yt më i madh. Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua. Kur je i lënduar, unë jam pranë teje. Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu edhe unë të kam mbajtur pranë në zemrën time.  Do të vijë një ditë kur unë do të fshij cdo lot nga sytë e tu dhe do të largoj tutje çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë tokë. Unë jam Ati yt, dhe unë të dua ty ashtu si dua birin tim, Jezusin.  Dashuria ime për ty u shfaq me Jezusin. Ai është përfaquesi i vërtetë i qënies time. Ai erdhi të të tregojë se unë jam me ty, jo kundër teje dhe të të tregojë se unë nuk i numëroj mëkatet e tua.  Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi. Vdekja e tij ishte shprehja më e madhe e dashurisë sime për ty. Unë dhashë gjithçka që doja në mënyrë të fitoja dashurinë tënde! Nëse ti pranon dhuratën e birit tim Jezus, ti më pranon mua. Dhe asgjë nuk do të na ndajë kurrë më nga dashuria ime… Eja në shtëpi dhe unë do të bëj festën më të madhe që është bërë ndonjëherë në qiell …Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati …Pyetja ime është…A do të jesh ti fëmija im? …Unë po të pres …

Me dashuri, Ati Yt.

Zoti i Gjithpushtetshëm
Citimet nga Bibla:

Psalmi 139:1-3, Mateu 10:29-31, Zan.1:27, Vep.7:28, Jer.1:4-5, Ef.1:11-12, Ps.139:15-16, Vep.17:26, Ps.139:14,13; Ps.71:6, Gjoni 8:41-44, 1Gjon.4:16, 1Gjon.3:1, Mat.7:11, Mat.5:48, Jak.1:17, Mat.6:31-33, Jer.29:11, Jer.31:3, Ps.139:17-18, Sof.3:17, Jer.32:40, Eks.19:5, Jer.32:41, 33:3, LIP 4:29, Ps.37:4, Fil.2:13, Ef.3:20, 2Thes.2:16-17, 2Kor.1:3-4, Ps.34:18, Is.40:11, Zb. 21:3-4, Gjoni 17:23,26, Heb.1:3, Rom.8:31, 2Kor.5:18-19, 1Gjon.4:10, Rom.8:31-32, 1Gjoni 2:23, Rom.8:38-39, Luk.15:7, Ef.3:14-15, Gjon.1:12-13, Luk.15:31-32

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: