Flirti në sytë e një fëmije

Në kafen e mëngjesit. Në lokal vjen një zonjë e cila ulet dhe pret kamarierin të marrë porosinë. Në tavolinën përbri, një burrë rreth të dyzetave në shoqërinë e së bijës bukuroshe e cila nuk duket se I ka mbushur ende katër vjeç. E bija: ” O ba, kjo teta nuk është mamushi im, pse e shef ti?”

Doja vetëm ta përqafoja të voglën. Ëmbëlsia dhe çdo tipar i brishtë fëminor i saj papritur u shëndrruan në një zile alarmi.

E shtyrë nga instikte të pasjegueshme të mbrojë atë që ka më të shtrenjtë, mbase thjesht një imitim i natyrshëm i së ëmës në raste të ngjashme që s’duket se kanë munguar, nxitën këtë reagim kaq të natyrshëm. Nuk mendoj se mund të gjendet diçka më prekëse se përpjekjet e një katër vjeçareje të ruajë martesën e prindërve të saj!

Përpara bekimit, po ju jap një këshillë:

Përpara se të tregoni kujdes për fëmijën dhe martesën, ruani zemrën tuaj nga interferenca që sot mund t’ju duken flirte të vogla dhe të padëmshme, por nesër mund të shndërrohen në diga të larta ndarje dhe të pakapërcyeshme në marrëdhënien tuaj bashkëshortote. Mos lejoni kastorët (flirtet/tundimet joshëse) të gjejnë terren të përshtatshëm brenda zemrës tuaj. Por në të kundërt, jini rojtarë të kujdesshëm të saj. Kjo është një prej porosive të çmuara Biblike për mirëqënien e njeriut:
“Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.”

Miq, paçi urtësinë dhe bekimin të ruani zemrën, martesën dhe vogëlushët tuaj!

Zoti ju bekoftë miq!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: