Shtegu që të çon në jetë!

Kur austronauti Amerikan Neil Armstrong vizitoi Izraelin pasi kishte qene me pare ne Hene, I shoqeruar nga nje arkeolog Izraelit ai vizitoi qytetin e vjeter te Jeruzalemit. Ndersa po ecnin ne rruget e vjetra te qytetit, Armstrongu e pyeti shoqeruesin e tij nese Jezusi kishte shkelur pikerisht ne keto rruge? Arkeologu I tha se kjo ishte rruga qe te con per ne tempull, keshtu qe Jezusi ne kete rruge ka ecur shume here. Atehere Armstrongu e pyeti nese ky ishte shtegu origjinal dhe shoqeruesi I tij I tha se po.
“Vërtetë ka shkelur Jezusi mbi keto gure?” pyeti serish Armstrongu. “Po,” I thote shoqeruesi “pikerisht keshtu eshte…”

Atehere Armstrongu përgjigjet:

“Jam me I lumtur qe po shkel mbi keta gure se sa per hapat qe kam bere mbi Hene.”

Të dashur miq, mbi ç’gurë keni vendosur sot hapat tuaj!? Cilat janë shtigjet në të cilat jeni duke ecur? Prirjet tona për të arritur majat më të larta, zbulimet më të vyera dhe shkëlqimin e përkohshëm të lavdisë njerëzore, shpesh janë kthina të pakuptimta të cilat devijojnë ecjen prej shtegut te vërtetë të jetës. Por mbase vetëm duke shkelur më parë në këto shtigje të rrëshqitëshme të cilat mbartin mbi vete shenja premtimesh të rreme, mund të bëjmë dallimim kur të jemi duke shkelur në shtegun e vërtetë! Njeriu vazhdon të jetë në kërkim të shtegut i cili e çon në qytetin e përjetshëm, parajsën e humbur! Në kërkimin e tij më të rëndësishëm jetësor, njeriu eksploroi shtegun e shkencës, moralit, humanizmin, filozofinë dhe religjonin. Çdo kthinë të tokës dhe udhë të reja në qiell! Pasi i ka provuar e shkelur të gjitha, ai vazhdon të mbetet zemërthyer, i papërmbushur dhe pashpresë. Por mbetet një shteg i cili qëndron i vetëm mbi të gjithë!

I ngushtë e i vështirë, për pak e jo shumë! I sigurtë e i qëndrueshëm. Ky është shtegu që të çon në jetë. Ecni në të.

“Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” Gjoni14:6

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: