Errësira tashmë kishte mbuluar Jeruzalemim dhe rrethinat e tij. Ishte koha kur mëkati origjinal do të ndëshkohej. Ishte koha kur gjembi i tij do të vepronte për herë të fundit me pushtet mbi njeriun. Ishte koha kur Biri i Perëndisë nga Golgota do të përkufizonte dashurinë.Të duash të padashurën, deri në vetëflijim! Të duash deri në pikën e fundit të jetës rracën e humbur të bijve rrebel të lindur prej farës që prishet. Të duash ata që s’e njohin dashurinë dhe natyrën e saj hyjnore. Të fajshmit, shkelësit, të ligjtë. Fodullët… të gjithë! Të marrësh mbi vete jo vetëm rrobën, por natyrën e tyre. Mëkatin, vdekjen! Dashuri në llojin e epërm transhandental! Një Shpëtimtar i cili paguan plotësisht gjobën për shkeljen e njeriut i cili prej shekujsh qëndronte i ngërthyer më pranga të vdekjes.
Golgota

Leave a Reply