Çfarë ka ndryshuar pas tre vjetesh ne Shqipërinë e Lazaratit?

Tashme kane kaluar tre vjet nga koha ku shumekush e pa Lazaratin si guri I proves per te matur punen serioze te qeverise ne luften ndaj narkotrafikut, krimit te organizuar dhe shkeljes se ligjit.

Lazarati per nje kohe te gjate do te qendroje ne kulturen tone kombetare si lapidari I shkeljes, si peshorja e pasakte e tregtareve te rendomte te politikes, si metafora e ligjit ne dore te maliqit, por me se shumti si piramida jone, kulla jone e Babelit e ngritur mbi sistemin e antivlerave per te shmangur mjerimin e skajshem. Une e shoh Lazaratin si nje sterotip te ngritur e te qendrueshem Shqiptar I cili hera-heres shfaqet ne menyra dhe forma te ndryshme.

Shqiperia e varfer postkomuniste qe ne fillimet e hershme te rrugetimit te saj ne token e lirive, ishte e papregatitur per te patur nje qendrim solid ndaj vlerave te cilat e cojne shoqerine perpara si; besimi tek Zoti, puna dhe biznesi I ndershem, zbatmi I ligjit etj. Mundesite tona kombetare per mbijetese sociale ishin te pamjaftueshme, ndaj te gjithe e lidhen viziten e pare te nje shtetari te SHBA-se si James Baker ne 23 Qershor te vitit 1991 me idene e nje “ceku I bardhe…” qe pritej te vinte nga USA. Diten e 23 qershorit te vitit 1991 ne sheshin Skenderbej dolen mbi 300 mije Shqiptare duke shpresuar se per Ameriken nuk do te ishte problem qe me nje te rene per lapsit do te rregullonin jeten e nje vendi te vogel prej 3.8 mil banoresh. Te gjithe ne shpresonim dhe enderronim qe brenda nje dite, nje viti, apo nje kohe te shkurter do te shpetonim nga mjerimi I skamjes.

Lumenjte masiv te emigranteve te pare qe u larguan nga vendi te shoqeruara me levizje te medha demografike nga periferia e banuar e territorit krijuan prishjen e balancave social-kulturore. Keto levizje te medha demografike te popullsise brenda vendit te ndihmuara nga mungesa e ligjit per pronen, krijuan kaosin ligjor mbi te drejten e pronesise. Keshtu nis ngritja e sterotipit qe karakterizon shmicen e Shqiptareve:

“Shteti eshte I pafuqishem te na dale per Zot…keshtu qe le te marrim vete ne dore fatet tona!!!”

Perpara dy javesh po pija nje kafe me nje nga banoret e nje fshati te Tiranes, jashte “kasolles” se tij ne periferi te prones qe zoteronte prane nje pylli. Ne fillim te pylit ishte nje bredh shume I bukur nga pamja. Pa hezituar e pyes : “I kujt eshte ky bredhi kaq I bukur ne pyll?”

Pa vonuar, me thote: “I imi. I imi eshte dhe pylli…” Vazhdon me tej biseda…..- “Si eshte pylli I yti,” I them une I cuditur. “Pylli dhe ujerat, me sa di une, jane te shtetit…!?”

“Me mire t’ia fus une shtetit se sa shteti te ma fuse mua,” vijoi burri, duke veshtruar nga pema sikur te ishte nje femije i vogel e i pambrojtur. Mori fryme thelle dhe nisi te me rrefeje histori privatizimesh dhe pervetesimesh te prones shteterore dhe private nga njerez te veshur me pushtet në kohe të ndryshme.

Nje sterotip I cili tregon se shteti jo vetem nuk kujdeset per te vetet, por nepermjet te padrejteve te cilet e kane kapur shtetin, ky I fundit shtyp në morsën e tij qytetaret e thjeshte. Ky eshte stacioni I trete ne fazen e raportit qe Shqiptaret kane ndertuar me shtetin.

Faza e pare ishte ne kohen e diktatures kur shteti ishte totalitar, nje shtet I varfer I cili vidhej nga punonjesit e tij pershkak te nevojes per mbijetese.

Faza e dyte ishte faza e zhgenjimit se Shqiperia mund te behej brenda dites nepermjet nje ceku te bardhe.

Faza e trete, eshte faza kur njeriu vendos te marre ne dore fatin e tij.

Kjo ishte dhe baza e pikenisjes se firmave piramidale te cilat ne qender te filozofise se tyre kishin pasurimin e shpejte dhe marrjen ne dore te fatit nga vete njerezit.

Kjo me pas prodhoi dhunshem dramen e vitit 97’. Drama e nenetedhjete e shtates nuk ishte produkt spontan e as rastesor.

Viti 1997 ishte produkt i kultivimit te anarkise e cila u ngjiz ne shtratin e skamjes, lindi ne vatren e padijes, u perkund ne djepin e endrrave per pasurim te menjehershem dhe dha shpirt ne cdo vater e cila perkundi kete enderr duke krijuar nje dhimbje dhe humbje te stermadhe kombetare.

Mirepo sipas vezhgimit tim, fatkeqesisht ne jemi nje popull I cili nuk duket se nxjerr mesime nga historia e vet e dhimbshme.

I njejti stereotip Shqiptar per te marre ne dore fatin tend, sepse nese ia le ne dore shtetin; te piu e zeza…eshte dhe sterotipi I cili krijoi kartelet e droges ne vend.

I krijuar ne fshatrat e varfra te vendit jo pershkak se aty njerezit nuk jane punetore, por se pikerisht aty dora e shtetit eshte e padukshne ne lidhje me investimet te cilat kane per qellim permiresimin e cilesise se jetes se banoreve te zones.

Eshte e njejta enderr e madhe e legjitime e cdo qenie njerezore e cila kerkon t’i shpetoje mjerimit te skamjes. Eshte I njejti tundim i lashte njerezor per te marre me te miren nga jeta duke u nisur nga rrethanat e ofruara, pa e vrare shume mendjen nese mjetet e perdorura rruges jane ato te gabuara.

Tre vjet me pare “Daily News” publikoi shifren prej 3 miliarde paund te droges se djegur nga fshataret e zones se Lazaratit. Vras mendjen, sa do te ishte shifra e vleres se droges se kultivuar në gjithe vendin tani!?

Lazarati me ngjan me “trimat”te cilet i ka perdorur sistemi per aq kohe sa ata i jane dashur, ne te kundert sistemi i paralizon ne menyre qe te vazhdoje se ekzistuari duke eksploruar menyra te reja per te siguruar perfitime dhe garantuar pushtetin.

Historia na pershkruan nje popull rrebel, vertetesia e ketij pershkrimi jam I bindur se nuk qendron si rezultat I rezistences ndaj pushtimeve te herepashereshme dhe okupatoreve te njepasnjeshem te cilet erdhen ne trojet tona, por me se shumti qendron e lidhur ngushte me profilin e zakonshem te shqiptarit I cili nuk pranon te njohe autoritet dhe pushtet tjeter mbi veten vec pushtetit te tij. Shumekush do te projektonte nje shtet te konsoliduar nese ne formacionet baze te tij do te gjendeshin si kontributore keta Shqiptare te forte dhe te beses, burra parimore dhe idealiste (megjithese keta te fundit ose qellimshem jane terhequr prej pjeses se dukshme, ose shumica pre tyre jane larguar nga atdheu sepse nuk kane gjetur hapesira per te kontribuar..), por realiteti eshte ndryshe.

Realiteti eshte se, pershkak te sundimit te me te fortit dhe oligarkeve, pjesa tjeter e cila per nga vlerat qe e karakterizojne nuk mund t’i pershtatet stilit te betejes me palen sunduese, zgjedh ose te nderroje habitat, ose te beje kompromis me palen qe sundon, ose te braktise e zhgenjyer endrren e vyer se ky vend mund te behet e ringrihet.

Hapesirat qe Shqiperia e vitit 2017 ofron per perfshirjen e elemeteve te cilet karakterizohen prej bashkesise se vlerave dhe idealeve humane i ngjan frengjive te kullave te ngujimit. Paradoksi i kesaj metafore qendron ne faktin se megjithese fushepamja e ketij grupi mund te jete me e madhe nga grupi qe sundon, fusheveprimi I tyre gjendet i bllokuar brenda mureve dhe frengjive te ngujimit. E gjitha kjo e me shume se kaq karakterizon Shqiperine tone!

Fatkeqesisht jo shume gjera kane ndryshuar ne Shqiperine tone. Nuk mund te ndodhte ndryshe, pasi njeriu eshte po ai dhe i pandryshuar. Mendojme, enderrojme, deshirojme dhe vazhdojme te kemi te njejten perspektive për jeten.

Shtegetojme nga nevoja, jemi indiferente nga frika, sundohemi nga inferioret tane ne pushtet dhe justifikojme çdo mjet të gabuar nese keto te fundit sjellin perfitime.

Perpara ndryshimeve pozitive shoqerore dhe perpara nje reformimi te mundshem, diçka e thelle duhet te ndodhe me njeriun. Ne te kundert, kjo e vertete e lashte e Bibles do te na karakterizoje per vitet në vijim;

“Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.”Mt.9:16

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: