Mbi veprimin dhe natyrën njerëzore.

Tregohet një histori për akrepin i cili i kërkoi breshkës ta lejonte të hipte mbi zhguallin e saj dhe kështu të dy mund të kalonin rrjedhën e lumit. Breshka i tregon se kërkesa e tij s’është e arsyeshme, pasi ajo i druhej faktit se akrepi mund ta pickonte kur breshka ta nxirrte në bregun tjetër. Akrepi betohet se nuk ka ndërmend të bëjë diçka të tillë dhe kështu, breshka nis të notojë mbi rrjedhën e ujit me akrepin mbi zhguallin e saj. Diku, aty nga mesi i rrugës, breshka ndjen pickimin e fortë të akrepit dhe helmi i tij po ia paralizonte me shpejtësi gjymtyrët. Tani, të dy po zhyteshin në ujë dhe breshka krejt e çuditur thotë:

“Ç’bëre kështu akrep? Tani po mbytemi! Kjo që sapo bëre, nuk është e logjikshme!”

Akrepi përgjigjet qetësisht:

“Nuk është çështje logjike, por është çështje natyre!”

Shpesh herë, njëlloj si breshka, pezmatohemi nga veprimet e njerëzve me të cilët punojmë, apo ndërtojmë plane të përbashkëta. Shpesh, sjellja e personave që i konsiderojmë të afërt, na lëndon thellë. Ndodh që hera-herës jemi ne, që me dëshirat, apo sjelljen tonë lëndojmë persona të tjerë. Dilema e njeriut, arsyeja për lëndimet dhe zhgënjimet tona, qëndron e lidhur me natyrën tonë.

Kjo është prognoza e njeriut: S’është çështje logjike, por është çështje natyre!

Linkolni tha se: “Veprimi njerëzor mund të modifikohet deri në një farë mase, por natyra njerëzore s’mund të ndryshojë.” Linkolni ka krejtësisht të drejtë në rastin kur ndërrmarja për ndryshimin e natyrës njerëzore mbetet në duart tona.Nëse nuk ndodh një ndërhyrje nga ‘jasht-brenda’ atëherë njeriu mbetet krejt i vetëm dhe i paaftë të ndryshojë natyrën e tij. Pikërisht kjo ishte biseda mes Jezusit dhe Nikodemit rreth dymijë vjet më parë.

“Mos u mrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri.” Bibla (Gjoni 3:7)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: