Tek shkurrja, apo shkembi?

Nje burre po ecte ne erresiren e nates dhe pershkak se nuk mund te shihte ku vendoste kembet, kishte mberritur ne qoshen e rruges se ngushte dhe rrezohet duke u rrokullisur per ne humnere. Por, gjate renies kapet ne degen e nje shkurreje te vogel. Ashtu, nis dhe therret me te madhe per ndihme, duke shpresuar se dikush do t’i vije prane per ta ndihmuar. Keshtu ndersa therriste per ndihme, nje ze i pergjigjet: “Cfare do?” “Kam ngecur ketu dhe po mbahem te dega e shkurres, po mbahem por nuk mendoj se mund te qendroj gjate keshtu… a mund te me ndihmosh?” “Po,” ishte pergjigjja. “Kush je ti?” pyeti burri I cili vazhdonte te mbahej ne degen e shkurres. “Une jam Zoti,” u pergjigj zeri.

“Cfare do qe te bej?” I tha burri. “Leshoje degen e shkurres.” Per pak caste ishte vetem heshtje. Atehere burri filloi te therrase: “A eshte dikush tjeter qe mund te me ndihmoje?”
Sot, njelloj si ky burre I cili ishte rrezuar gjate erresires se nates, kemi individe, familje te tera dhe nje shoqeri e cila eshte e rrezuar ne naten e erret te mekatit. Pikerisht njelloj si ky burre I cili mbahej ne degen e holle te shkurres, te gjithe ne, perpiqemi te mbahemi diku. Por paradoksi yne eshte se megjithese e dime qe dega ku po mbahemi eshte e paqendrueshme, e thyeshme dhe e perkoheshme, ne nuk e japim veten. Per fatin tone te keq, s’e leshojme degen dhe ne te shumten e rasteve perpiqemi te bindim veten qe mund t’ia dalim deri ne fund.
Disa mbahen tek dega e vetemjaftueshmerise se tyre, tek aftesite, arritjet jetesore, parate, rrethi i miqve; por të gjitha keto jane “dege shkurreje” te paqendrueshme dhe heret a vone, do te zhgenjejne.
Mbase lutja: “Zot, na lejo te mberrijme ne nje vend, ku mos te kemi ku te mbahemi, ne menyre qe te hidhemi ne krahet e tu,” mund te jete nje lutje e cila duhet mesuar prej nesh!?
Mbase, me mire bashkohuni me fjalet e mbretit David, i cili ne menyre profetike tha per Mesian:
“O Zot me vendos tek Shkembi qe eshte me I larte se une.”
Ne kemi nevoje per një shkemb të qendrueshem e te palevizshem ku mund te mbahemi.
Miq, hiqeni doren nga dega e shkurres ku po mbaheni dhe pa frike, hidhuni ne krahet e Zotit i Cili eshte ne gjendje t’ju mbaje.
Bejeni Zotin, shkembin tuaj te shpetimit. Ai nuk do t’ju zhgenjeje.

-Pastor Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: