Tregohet nje histori per Fiorelo La guardian, ishte Kryetar i Bashkise se New York-ut ne vitet 1930′ gjate kohes qe ne historine Amerikane njihet si ‘Depresioni i Madh” perpara luftes se II Boterore.
Fiorelo ishte nje tip interesant, shpesh qytetaret e shihnin t’i jepte makines se zjarrefikesve, ose makines se policise dhe here te tjera merrte gjithe femijet e jetimores dhe i conte per te pare ndeshje basketbolli. Kur gazetat e New Yourkut zhvillonin greve, ai shkonte ne radio dhe i lexonte perralla femijeve.
Ne nje nate shume te ftohte Janari, ne vitin 1935 Fiorelo shkoi ne gjykate dhe i kerkoi gjygjtarit t’i linte vendin e tij bosh.
Pas pak minutash nje grua e moshuar dhe e lodhur nga jeta doli perpara trupit gjykues, sepse kishte vjedhur nje buke. Ajo me ze qe i dridhej i tregoi Fiorelos, qe dhendrri i kishte braktisur vajzen e cila ishte e semure dhe dy femijet e saj rrezikonin te vdisnin nga te pangrenet.
Shitesi i dyqanit prej nga e kishte vjedhur buken, ndodhej aty dhe refuzonte te terhiqte mbrapsht akuzen per vjedhje. Madje, ai kerkonte denimit e saj.
Fiorelo, mori fryme, u kthye nga gruaja e vjeter dhe i tha:
“Une duhet te te denoj. Ligji eshte ligj dhe nuk ben perjashtime. Ne rastin tuaj, 10 dollare eshte gjoba, ose 10 dite burg.’
Por ndersa shpallte vendimin, kryetari i bashkise, futi doren ne xhep dhe nxorri prej aty nje karmonedhe dhe nisi ta tundte perpara njerezve ne salle, duke thene:
“Ja 10 dollaret e gjobes te kesaj gruaje plake te cilat po i paguaj une. Me tej… tani do te gjobis secilin prej jush me 50 cent, sepse jetoni ne nje qytet ku nje gruaje plake i duhet te vjedhe buke, ne menyre qe niperit e saj te ushqehen.”
Menjehere iu drejtua policit ne salle te mblidhte gjobat dhe i tha t’ia japi menjehere gruas se vjeter. Gjyshja e varfer u largua nga salla e gjykates me 47.50$ te mbledhura prej gjobave 50 centeshe te cilat ishin kontribute prej njerezve ne salle, perfshi ketu dhe bukepjekesin e nxehur i cili kerkonte ndeshkimin.
Kjo eshte esenca e hirit shpetues te Zotit.
Hiri, dallon gjendjen tone te pashrese, paguan detyrimin (borxhin) tone dhe menjehere na jep ate qe ne kurre nuk mund te marrim prej merites, ose veprave tona. Ky eshte nje pershkrim i shkurter per te ilustruar raportin tone me Zotin. Shkrimi i Shenjte flet qarte per borxhin (mekatin) tone te pashlyeshem perpara Zotit.
Nese Zoti nuk do te zbriste vete, ne habitatin tone, per te paguar borxhin e madh te mekateve tona, te gjithe do te ishim perjetesisht te pashprese dhe perfundimisht te humbur.
“Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.” Bibla (Romakeve 5:8-10)
Leave a Reply